Regjistrimi i popullisë shtyhet për në tetor

Maqedonia

Regjistrimi i popullisë shtyhet për në tetor

Më: 15 mars 2011 Në ora: 15:41

Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Maqedoni do të shtyhet, dhe në vend prej 1 deri më 15 prill, parashihet të mbahet prej 1 deri më 15 tetor të këtij viti.

Dje vonë pasdite, koordinatorët e grupeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva dhe Tahir Hani nga BDI, në Kuvend parashtruan Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për regjistrimin, i cili do të miratohet me procedurë të shkurtuar dhe tashmë është vendosur si plotësim i rendit të ditës në mbledhjen e 143 të të Kuvendit, të caktuar për nesër.

Me ndryshimet propozohet shtyerja e regjistrimit për fillim zë tetorit dhe ndryshim i afateve brenda të cilave ndërmerren edhe aktivitetet shoqëruese të cilat e ndjekin regjistrimin, por gjithashtu parashihet ndërprerja e punës e regjistruesve të zgjedhur dhe të emëruar rajonal.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, aktet individuale me të cilat janë zgjedhur dhe emëruar regjistruesit rajonal si pjesëmarrës në zbatimin e regjistrimit.

Regjistrimi i popullisë në Maqedoni shtyhet për shkak të zgjedhjeve të parakohshme, gjithnjë e më të mundshme. Problem shkaktuan edhe ndarjet në Komisionin Shtetëror të Regjistrimit lidhur me vendimin për numrin e regjistruesve pjesëtarë të bashkësive etnike.

Anëtarët e bashkësisë etnike shqiptare dhe asaj turke e braktisën punën e Komisionit pasi që nuk u pranua propozimi i tyre për numrin e regjistruesve, ndërsa në konkursin për regjistrues, për çka u mbajt edhe testimi, u paraqitën vetëm 600 shqiptarë nga gjithsejt 16.500 të paraqitur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat