Qytetarët kërkojnë drejtësi në Strasburg

Maqedonia

Qytetarët kërkojnë drejtësi në Strasburg

Më: 17 prill 2009 Në ora: 13:12

Gjatë vitit 2008 janë regjistruar mbi 400 padi të reja të qytetarëve të Maqedonisë që janë bërë pranë Gjykatës për të drejtat e njeriut në Strasburg kundër shtetit të tyre.

Sipas të dhënavet ë kësaj gjykate, deri në fund të vitit të kaluar ka pasur 1030 lëndë të pazgjidhura nga gjykatësit e Strasburgut, ndërsa ishin zgjidhur vetëm se 15 raste, duke qenë shumica në favor të qytetarëve të ankuar të Maqedonisë.

Shumica e padive të qytetarëve kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut.

Ministria e Drejtësisë në Shkup duke parë paditë masive të qytetarëve pranë Gjykatës së Strasburgut do të formojë drejtori të posaçme për të mbrojtur interesat e shtetit përballë padive të qytetarëve në këtë gjykatë. Deri tani, autoritetet e drejtësisë maqedonas mbroheshin në Strasburg vetëm me një avokat të tyre.

Me formimin e drejtorisë së posaçme, do të angazhohet një ekip i posaçëm i avokatëve, ndërsa për këtë do të sigurohet buxhet i posaçëm për një periudhë 3 vjeçare. (INA)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat