Konkursi për policë, vetëm 10 përqind janë shqiptarë

Maqedonia

Konkursi për policë, vetëm 10 përqind janë shqiptarë

Më: 5 gusht 2012 Në ora: 15:47

Nga 300 policë që duhet të pranohen në konkursin e fundit të MPB-së sipas informacioneve të televizionit ALSAT, as 10 përqind e kandidatëve shqiptarë që kanë kaluar fazën e parë nuk kanë arritur të kalojnë testimet e fazës së dytë. Nëse fazën e parë nga gjithësej 1055 kandidat e kishin kaluar 92 kandidatë shqiptarë, tani nga ky numër testimin e fazës së dytë e kanë kaluar më pak se 10 kandidatë shqiptarë. Nga MPB rrefuzojnë të japin detaje mbi këto testime duke u arsyetuar se nuk ka përfunduar ende plotësishtë testimi i kandidatëve. Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotoevski në linjë telefonike për Alsat u shpreh se edhe ata kandidat që kanë kaluar testimet e fazës së dytë nuk do të thotë se do të pranohen pasiqë ata duhet ti nënshtrohen edhe kontrolleve mjekësore. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që ka kaluar testimet e fazës së dytë arrinë numrin 750. Sipas kësaj as për së afërmi nuk do të realizohet obligimi ligjor dhe kushtetues i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike. Nëse nga 300 persona sa duhet të pranohen janë vetëm se 10 shqiptarë ose më pak se kaq atëher rezulton se përqindja e shqiptarëve të punësuar në bazë të këtij konkursi të MPB-së nuk do të kalojë 3 përqindshin. Zyrtarët e BDI-së, po edhe vetë ministrja Jankullovaska ishin zotuar se do të rrespektohet parimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë në polici. Zëvendësi i Jankullovskës, Xhelal Bajrami madje kishte premtuar se nga 300 kandidatë që do të pranohen në MPB 75 do të jenë shqiptarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat