BDSH propozon emrin Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore

Maqedonia

BDSH propozon emrin Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore

Më: 15 qershor 2009 Në ora: 16:10

Kryetari i Bashkimit Demokratik Shqiptar, Bardhyl Mahmuti propozoi që Maqedonia të emërtohet me emrin: “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore”.Sipas tij ky emërtim do të integronte komponentë të dy etnive që përbëjnë shumicën e popullsisë se këtij shtetit.“ Emërtimi “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore”, si emërtim që mbulon disa hapësira territoriale, nuk do të paraqiste asnjë precedencë në marrëdhëniet ndërkombëtare nga fakti se një numër i madh i shteteve anëtare të OKB-së kanë emra të kësaj natyre (shembuj: Bosnja dhe Hercegovina, Vincent dhe Grenadine, Sao Tome dhe Principe, Antigua dhe Barbuda, Papuazia dhe Guineja e Re, e shumë shtete tjera që janë anëtarësuar në OKB shumë kohë para Maqedonisë”, theksoi Mahmuti.

Ai thotë se figurimi i toponimit “Shqipëri” në emërtimin “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria Lindore” nuk do të paraqiste asnjë precedencë në marrëdhëniet ndërkombëtare nga fakti se kemi numër shtetesh, anëtare të OKB-së, që kanë në emrin e tyre toponimin e njëjtë (Guineja, Guineja Bisau, Guineja Ekuatoriale, Guineja e Re.Bashkimi Demokratik Shqiptar u bën apel të gjitha forcave politike shqiptare që të harmonizojnë pikëpamjet dhe që të dalim me një qëndrim që emri i ri i shtetit të marrë parasysh komponentë edhe të identitetit të shqiptarëve të Shqipërisë Lindore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat