Akademia maqedonase: Redaksi e re për Enciklopedinë

Maqedonia

Akademia maqedonase: Redaksi e re për Enciklopedinë

Më: 8 tetor 2009 Në ora: 11:41

Një redaksi e re për korrigjimin e Enciklopedisë Maqedonase, në të cilën do të marrin pjesë edhe përfaqësues të etnive dhe komuniteteve tjera jo maqedonase. Ky është vendimi që ka marrë sot Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

Siç merret vesh nga konkluzionet e seancës së sotme, redaksia e re duhet në formohet në pajtim me Statusin dhe aktet tjera juridike të Akademisë, në afat prej një muaji. Me formimin e redaksisë së re formohen edhe ekipe të reja të redaksisë.

Anëtarët e rinj të redaksisë duhet t'i ndryshojnë me tekste të reja dispozitat të cilat janë të papranueshme nga aspekti shkencorë dhe më gjerë.

Në hartimin e teksteve të reja duhet të kyçen autorë kompetent, ekspertë për çështjet të cilat janë kontestuese dhe duhet të ndryshohen në enciklopedi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat