Qeveria dhe 'Zgjohu' mirëpresin shkarkimin e redaksisë

Maqedonia

Qeveria dhe 'Zgjohu' mirëpresin shkarkimin e redaksisë

Më: 8 tetor 2009 Në ora: 12:24

Qeveria e Maqedonisë ka përshëndetur vendimin për shpërndarjen e redaksisë së enciklopedisë më shpresën se problemet e krijuara do të zgjidhen në kuadër të institucionit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve.“Qeveria e Maqedonisë gjithnjë duke respektuar autonominë e institucionit më të lartë shkencor, Akademia e Shkencave të Maqedonisë përshëndet vendimin e fundit të Akademisë së Shkencave për krijimin e një këshilli të ri redaktues dhe me këtë rast shpresojmë se të gjitha mospajtimet dhe dilemat do të zgjidhen brenda institucionit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë”, deklaroi Shefik Duraku, zëdhënës i Qeverisë.

Vendimi për shpërndarjen e redaksisë së enciklopedisë është mirëpritur edhe nga Lëvizja Qytetare “Zgjohu” e cila paralajmëron edhe ngritjen e një padie kundër redaktorit të deritanishëm të enciklopedisë, Bllazhe Ristovski. ’Zgjohu’ gjithashtu kërkon nga Akademia që të siguroj pjesmarrjen e barabaratë të akademikëve shqiptarë në këtë institucion.

“Ajo që ne kërkojmë si lëvizje qytetare është që gjithsesi të ketë përfaqësim të barabartë edhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë në veçanti të shkencëtarëve shqiptarë për shkak se ata janë në numër shumë të vogël, në krahasim me popullatën tjetër. Shqyrtojmë mundësinë që në aspektin ligjor ndoshta do të ngrisim një aktpadi private kundër Bllazhe Ristevskit dhe "kompanisë" së tij për gjithë këtë rëmujë që bëri ”, deklaroi Ismail Krifca, përfaqësues i Lëvizjes qytetare “Zgjohu”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat