Menduh Thaçi kërkon dorëheqje nga Ahmeti dhe Gruevski

Maqedonia

Menduh Thaçi kërkon dorëheqje nga Ahmeti dhe Gruevski

Më: 9 tetor 2009 Në ora: 14:59

Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti duhet të bartin përgjegjësi politike lidhur me botimin e Enciklopedinë. Këtë prerazi e deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pasi sipas tij përgjegjësinë nuk duhet ta bart vetëm Bllazhe Ristovski, meqë Enciklopedia maqedonase është projekt i përbashkët i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

"Dorëheqje do të duhet të japin Gruevski dhe Ali Ahmeti meqë çështja është politike, mos të tentojnë tash ta bëjnë qesharake se është çështja e një Bllazhe Ristovskit. Ata janë të dy të cilët i fryen kësaj politike dhe pasojat e saj duken në çdo veprimtari jetësore apo në çdo sferë të jetës ku drejtat e shqiptarëve leje që shkelen po tash edhe përçmohen. Unë vazhdojë të konstatojë pa ndërprerë, besojë se njerëzit të cilët i kuptojnë gjërat dëgjojnë është akt i kryer ai libër, ka dal dhe është me miliona dhe kjo është një qëndrim i pastër politik që ka Qeveria e Maqedonisë ndaj qytetarëve shqiptarë", deklaroi Thaçi.

Thaçi shkoi edhe një hap më larg. Përveç se do të vazhdojë të bojkotoje Kuvendin, u bëri thirrje edhe partive tjera parlamentare shqiptare që të braktisin parlamentin. "Ma mirë ti pyesni ata që rrinë aty kot, çka bëjnë ata shqiptarë që qëndrojnë aty në parlament, vetëm legjitimojnë copëtimin e të drejtave. Mendoj se është vendi ku nuk ndodh asgjë e mirë për shqiptarët dhe mendoj se edhe ata duhet të largohen prej aty", shtoi Thaçi.

Partia Demokratike Shqiptare që nga muaji gusht i këtij viti braktisi Parlamentin e Maqedonisë. Thaçi pati deklaruar se PDSH-ja është opozitë serioze dhe për këtë shkak, bojkoti është masa e fundit, ndërsa kthimi eventual i PDSH-së në Parlament do të bëhej vetëm pas largimit të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së nga Qeveria.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat