Fuere i kundërpërgjigjet Gruevskit

Maqedonia

Fuere i kundërpërgjigjet Gruevskit

Më: 31 tetor 2009 Në ora: 03:11

Ambasadori i BE-së, Ervan Fuere i është kundërpërgjigjur kryeministrit Nikolla Gruevski lidhur me referendumin për emrin. “Ju i keni dëgjuar tashmë të gjitha porositë që kanë ardhur nga komisionioneri për zgjerim Oli Rhen dhe Havier Solana se cfarë mendojnë ata për idenë dhe organizimin e referendumit. Sidoqoftë prap po themi se është një çështje që duhet të vendosë vetë vendi. Nëse prapë në fund vendoset që të organizohet referendum neve presim që ky referendum dhe vetë Qeveria të sigurojnë klimën më të mundshme, më të mirë dhe më pozitive me qëllim që gjërat të rrjedhin ashtu siç duhet dhe gjithë kjo para se të organizohet, të arrihet konsenzus midis të gjitha partive politike për shkak se flasim për një çështje që është shumë e ndjeshme dhe është shumë me rëndësi që vetë qytetarët të udhëzohen mirë para se të organizohet”, ka theksuar Fuere, duke shtuar se është pak herët të mendohet për çështjen e referendumit sepse sipas tij, ekzistojnë edhe shumë ura tjera që duhet të kalohen. (ina)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat