Konfirmohet Gripi i Derrave te 12 nxënës

Maqedonia

Konfirmohet Gripi i Derrave te 12 nxënës

Më: 7 nëntor 2009 Në ora: 15:27

Tek 12 nxënës të shkollës së mesme hotelierike “Llazo Tanevski”, të cilët dje janë kthyer nga Turqia është vërtetuar prania e virusit A (H1N1), njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas Ministrisë, fëmijët janë në shërim shtëpiak, ndjehen mirë dhe janë në terapi me ilaçin Tamiflu. Në Klinikën infektive herët në mëngjes janë kontrolluar 12 raste të dyshimta prej të cilave 8 janë kthyer nga Turqia, një nga Bullgaria dhe një Italia, ndërsa dy prej tyre nuk kanë udhëtuar askund. Rezultatet e tyre ende janë duke u përpunuar në Laboratorin e Institutit të shëndetit publik. Momentalisht, siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, në Klinikën infektive 9 persona janë të hospitalizuar, të cilët infektuar më lehtë ose mesatarisht me gripin e derrave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat