Vendimi përfundimtar për heqjen e vizave për Maqedoninë dhe dy vendet e tjera do të merret në fund të këtij viti nga ministrat e brendshëm të vendeve të Bashkimit Evropian.
Kjo është kumtuar nga ministrja e brendshme e Austrisë, Maria Fekter, e cila këto komente i bëri pas nënshkrimit të memorandumit për mirëkuptim dhe forcim të bashkëpunimit në fushën e sigurisë me drejtuesit e policive të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Takimi i ministrave të brendshëm të BE-së, siç njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA pritet të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor, ku do të merret edhe vendimi për heqjen e vizave.