Bildt: Greqia të mos e bllokoj Maqedoninë

Maqedonia

Bildt: Greqia të mos e bllokoj Maqedoninë

Më: 28 nëntor 2009 Në ora: 16:11

Karld Bildt, ministër i jashtëm mi Suedisë, vend që aktualisht e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, tha se nuk pret që Greqia do të paraqesë veto në përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në BE, për shkak të kontestit 18 vjeçar për emër ndërmjet Shkupit dhe Athinës. “Nuk mendoj se gjërat do të shkojnë në këtë drejtim”, tha ministri Bildt, në konferencën për shtyp gjatë vizitës së tij në Maqedoni. AFP mëtutje raporton se zoti Bildt kishte ardhur në Shkup për të diskutuar mënyrën për t’ju shmangur vetos së mundshme të Greqisë në hapje të bisedimeve për pranin ndërmjet Maqedonisë e BE-së.

Lidhur me kontestin për emër, tashmë Greqia e ka bllokuar pranimin e Maqedonisë në NATO.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat