Komuna e Dibrës do të shpall Qytetar Nderi, Presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi

Maqedonia

Komuna e Dibrës do të shpall Qytetar Nderi, Presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi

Më: 13 prill 2010 Në ora: 16:24

Në Dibër u mbajt seanca e dymbëdhjetë e Këshillit të Komunës. Në rendin e ditës së kësaj seance u propozua një pikë: Propozim vendim për shpalljen – qytetar nderi i Dibrës për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

Në fjalën përshëndetëse para këshilltarëve të Komunës, kryetari Argëtim Fida, lexoi biografinë e Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi, u bisedua për agjendën dhe arsyetimin e kësaj iniciative të ndërmarrë nga Kryetari i Komunës.

Në këtë seancë solemne u soll vendimi me votim unanim me aklamacion nga Këshilli Komunal për shpalljen e Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, qytetar nderi i Dibrës, për merita të veçanta në promovimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe afrimin e kombeve dhe shteteve në rajon.

Vizita zyrtare e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, në Dibër do të ndodhë më datë 15.04.2010, ditën e enjte.

Presidenti Topi në fillim do të vizitojë Kryetarin e Komunës në ambientet e Komunës së Dibres pastaj bashkë me delegacionin do të bëjë një shëtitje nëpër qendërn e qytetit, ku edhe do të takojnë qytetarë të Dibrës. Presidentit Topi do t`i jepet pllaketa dhe çelësi i qytetit të Dibrës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat