Presidenti Topi u takua me homologun e tij maqedonas, Ivanov

Maqedonia

Presidenti Topi u takua me homologun e tij maqedonas, Ivanov

Më: 14 prill 2010 Në ora: 12:44

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi nisi sot vizitën e tij zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të Presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov. Fillimisht, Kryetari i Shtetit së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi dhe delegacionin që e shoqëron, u pritën me një ceremoni të posaçme zyrtare mirëseardhjeje nga Presidenti i Maqedonisë, Ivanov, në Rezidencën Presidenciale në Shkup. Pas ekzekutimit të himneve kombëtare dhe paraqitjes së forcës nga truproja e nderit, Presidenti Topi dhe homologu i tij Ivanov patën një takim kokë më kokë dhe në përfundim të tij, dy Presidentët kryesuan delegacionet respektive në një takim dypalësh.

Në përfundim të takimit, Presidenti Topi dhe Presidenti maqedonas Ivanov dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat