Shkup: Mbahet protesta 'Për drejtësi'

Maqedonia

Shkup: Mbahet protesta 'Për drejtësi'

Më: 10 maj 2010 Në ora: 15:54

Organizatorët dhe vëzhguesit thonë se protesta është e drejtuar kundër krejt klasës politike.

Protesta është organizuar nga Këshilli i Organizatave Shqiptare, para Pallatit të Drejtësisë.

Organizatat shqiptarë thonë se protestojnë edhe kundër “proceseve të montuara gjyqësore”.

Janë disa raste si ai i “Sopotit”, ku edhe pse kanë dalë fakte që ngrenë dyshime serioze për fajësinë e disa të dënuarve shqiptarë, atyre nuk u jepet mundësia për rigjykim.

Por, protestuesit e kanë ngritur zërin edhe kundër diskriminimit etnik dhe politik.

Organizatat shqiptare thonë se disa projekte, si “Shkupi 2014”, që financohen nga paratë e buxhetit të shtetit, nxisin ndarje entike.

Disa vëzhgues e shohin këtë protestë kundër të gjithë klasës politike, e cila po dështon, siç thuhet, të zgjidhë shqetësimet e qytetarëve.

Protesta nga organizatorët cilësohet si qytetare, por ajo ka marrë mbëshetjen e disa subjekteve politike opozitare, edhe pse organizatorët thonë se nuk kanë kërkuar përkrahjen e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat