Maqedonasit përvetësojnë figurat e shquara shqiptare

Maqedonia

Maqedonasit përvetësojnë figurat e shquara shqiptare

Më: 4 qershor 2010 Në ora: 18:18

Figurat e shquara shqiptare që i kanë kaluar kufijtë lokal, duhet të deklarohen qartë se janë shqiptarë, pasi pas vdekjes së tyre nuk është çudi që ata të përvetësohen nga maqedonasit, praktikë të cilën po e ndjekin rëndom kohët e fundit.

Nënkryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, Skënder Hasani thotë për gazetën “Lajm” se çdo shqiptar që i ka kaluar kufijtë lokal duhet të deklarohet se ka përkatësi shqiptare, sepse sipas tij, “si dihet pas 20 30 vjetëve mund të manipulohet me figurën e tij për ta përvetësuar dhe për ti dhënë orientim tjetër”.

“Po bashkëjetojmë me një popull që ka kompleksin e ardhacakut, ndaj duhet të ruhemi dhe të deklarohemi sepse çdo ditë shohim se ata dëshirojnë të përvetësojnë figura të shquara shqiptare që kanë dhënë kontribute në fusha të ndryshme”, thekson ai.

Përvetësimi i figurave të shquara shqiptare dhe të popujve të tjerë vërehet shumë në Maqedoni, pasi siç sqarojnë historianët, ku popull po mundohet akoma për të gjetur identitetin e vet, dhe duke qenë në një udhëkryq, ata mundohen që në kurriz të të tjerëve të përfitojnë merita.

I tillë është rasti me Nënë Terezën, e cila edhe pse ka deklaruar se ka gjak shqiptari, në Maqedoni kurrë nuk është përmendur. Duke e quajtur atë vetëm Shkupjane, persona që punojnë për këtë shtet dhe shfrytëzojnë emrin e saj, shpeshherë ia ndërrojnë edhe emrin e nënës duke i dhënë asaj ngjyrim sllav.

Edhe vetë ish-kryeministri i Maqedonisë, Ljupço Gjeorgjievski, në një emision televiziv ka pranuar se Maqedonia ka vjedhur shumë figura të shquara shqiptare.

Vjedhja e figurave shqiptare nuk ka nisur sot, por para shumë viteve. Dy postet më të larta në Republikën e Krushevës i mbanin shqiptarët, por emrat e tyre s’parapërmenden në manifestimin e ASNOM-it. Po ashtu, nga disa historianë ka pas pretendime edhe për përvetësimin e figurës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeu, duke ia ndryshuar emrin në Gjorgji.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat