Miratohet ribalanci i buxhetit për vitin 2010

Maqedonia

Miratohet ribalanci i buxhetit për vitin 2010

Më: 15 korrik 2010 Në ora: 10:26

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, pas diskutimeve treditore, miratuan të mërkurën ribalancin e buxhetit për vitin 2010, me të cilin të ardhurat janë reviduar në 138.537.306 mijë denarë, harxhimet në 149.093.306 denarë. Deficit është projektuar në 10.556.000 mijë denarë dhe mbetet në nivel prej 2,5 për qind nga BPV. Me ribalancin, të ardhurat janë pakësuar për 4,8 miliardë denarë apo për 3,3 për qind, ndërsa harxhimet për 4,7 miliardë denarë apo për 3,1 për qind. Arsye për ribalancin e propozuar është riadaptimi i konsumit publik për shkak të të ardhurave të zvogëluara buxhetore gjatë muajve të parë të këtij viti. Një nga qëllimet është të ruhet stabiliteti fiskal dhe kjo t'i përgjigjet nevojave të ekonomisë dhe qytetarëve dhe të mbahet stabiliteti social në kohë të këtilla të krizës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat