U gjet trupi i pajetë i të mbyturit në ujërat e Liqenit të Ohrit

Maqedonia

U gjet trupi i pajetë i të mbyturit në ujërat e Liqenit të Ohrit

Më: 9 gusht 2010 Në ora: 14:03

Pas një gjurmimi nëntë orësh, sot në mëngjes u gjet trupi i pajetë i 16 vjeçarit Rijad Sulejmani, i cili mbrëmë vonë u mbyt në ujërat e liqenit të Ohrit në afërsi të “Plazhit të burrave” në Strugë. Trupi i pajetë i të riut 16 vjeçar nga Buzallakova u nxor nga ujërat e liqenit sot në ora 7 e 30 minuta. Sipas informatave të zhytësve trupi i pajetë i Rijadit është gjetur 60 metra jashtë zonës së sigurisë për larje, në thellësi prej 1.5 m. Trupi i pajetë i të ndjerit menjëherë është dërguar në morgun e spitalit të Strugës, ku me urdhër të gjykatësit hetues po bëhet ekspertiza.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat