Kryetari i Gostivarit, uron me rastin e Ramazanit

Maqedonia

Kryetari i Gostivarit, uron me rastin e Ramazanit

Më: 10 gusht 2010 Në ora: 16:53

Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani uron me rastin e fillimit të Ramazanit. "Muaji i shenjtë i Ramazanit paraqet mundësinë për të gjithë ne që të dëshmojmë përkushtimin tonë për pastërti shpirtërore.

Le të jetë obligimi i agjërimit si përkujtues për të gjithë ne se kemi obligime dhe përgjegjësi ndaj Zotit por edhe vetes, familjes, miqve dhe njerëzisë në përgjithësi.

Ky muaj le të na shërbejë si inspirim për bashkim, mirëkuptim dhe dashuri mes njëri-tjetrit duke u ngritur mbi bindjet tona personale për një ide më madhore.

Në emrin tim personal ju uroj fillimin e muajit të Shenjtë të Ramazanit juve, familjeve dhe miqve tuaj", thuhet në urimin e kryetarit Osmani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat