Marrëveshja e Ohrit është model specifik i Maqedonisë dhe shoqërisë multietnike

Maqedonia

Marrëveshja e Ohrit është model specifik i Maqedonisë dhe shoqërisë multietnike

Më: 13 gusht 2010 Në ora: 18:25

Me rastin e nëntë vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit sot në organizim të Institutit për studime politike dhe interkulturore, ndërsa në bashkëpunim me Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit u zhvillua tribunë me temë "Marrëveshja e Ohrit sot dhe në perspektivë".

Në tribunë mori pjese presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe e zëvendëskryeministrit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdilaqim Ademi.

Marrëveshja e Ohrit e cila është krijuar për tejkalimin e armiqësive në Republikën e Maqedonisë është dokument specifik i Maqedonisë i shoqërisë multietnike të mbështetur në integrim pa asimilim, i cili mbështetet në traditën tonë të respektimit të ndërsjellë midis bashkësive etnike.

Këtë sot në tribunën e titulluar "Marrëveshja e Ohrit sot dhe në të ardhmen" e deklaroi presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov duke theksuar se në pjesën normative modlei është projekt i hapur në të cilin thurren kërkesat e çdo gjenerate që e bën dinamike.

"Arritja lidhur me implementimin gjatë nëntë viteve të kaluar janë matëse, por implementimi i tij ti tërësishëm kushton shumë dhe që të jetë tërësisht funksional është i domosdoshëm bruto prodhim vendor prej 8 mijë dollarë për kokë të banorit, ndërsa Maqedonia në këtë moment realizon vetëm gjysmën e BPV-së së nevojshme", tha presidenti Ivanov.Implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, siç theksoi presidenti Ivanov, gjithkund vendoset si kusht për integrimet euroatlantike.

Zëvendëskryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Abdilaqim Ademi theksoi se marrëveshja jo vetëm që e ndërpreu konkliktin, por e stabilizoi Maqedoninë në të gjitha segmentet dhe fushat dhe ndihmoi për proceset eurointegruese të vendit. Ky është një prej pesë prioriteteve në të cilat punon dhe do të vazhdojë të punojë Qeveria, ndërsa ka mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga subjektet politike në shtet dhe që të konfirmohet rëndësia e tij duhet t'u pyesim thotë, ku do të ishte vendi dhe qytetarët e saj pa këtë marrëveshje.

"Perspektiva e Maqedonisë evropiane është ngushtë e lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, sepse në qoftë se BE-ja është e ndërtuar ndaj parimit të diversiteteve dhe respektimit të tij, atëherë këtë bazë për Maqedoninë e garanton vetëm Marrëveshja e Ohrit, qëllimi kryesor i të cilit është ndërtimi i shtetit multietnik ku çdo individ dhe grup etnik do të ndjehet i barabartë pa u lënduar të drejtat e tjetrit", theksoi Ademi.

Profesori Imer Ismaili nga Fakulteti Juridik në Universitetin Shtetëror në Tetovë, mes tjerash tha se Marrëveshja kornizë është marrëveshje politike dhe është nevojë e obligueshme e Maqedonisë, e jo e maqedonasve dhe shqiptarëve dhe ajo është e rëndësishme për vetëdijësimin e elitave politike.

ipas tij, Marrëveshja e Ohrit ka koncept maqedonas, shqiptar dhe ndërkombëtar. Koncepti maqedonas është, thotë, restriktiv, ai shqiptar është afirmues, ndërsa koncepti ndërkombëtar është garant për zbatimin e marrëveshjes.

Zoran Ilievski nag Fakupteti Juridik pranë USHCM, mendon se është e domosdoshëm implementimi i tërësishëm i Marrëveshjes kornizë, me punë të përforcuar në terren, por edhe përforcim të mekanizmave të cilat do të mundësojnë kontroll të cilësisë së të punësuarve n[ë administratën publike. Çelës për atë është arsimimi, i cili duhet të ofrojë përmbajtje integruese që, siç thotë, do t'i përmirësojnë marrëdhëniet ndëretnike.

"Nevojitet dialog i përhershëm dhe përmbajtësor politik, posaçërisht në nivel qendror, decentralizim funksional dhe mediumet ta shqyrtojnë rrezikun nga transmetimi joadekuat i lajmeve që kanë të bëjnë me çështjet etnike", mendon Ilievski lidhur me implementimin e mëtutjeshëm të marrëveshjes.

Ai rekomandon edhe koalicionim parazgjedhor ndëretnik, në vend të atij paszgjedhor, sepse çon deri te retorika më e matur në parazgjedhje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat