Ahmeti sërish komenton

Maqedonia

Ahmeti sërish komenton

Më: 29 tetor 2010 Në ora: 19:27

Çështjet se çfarë kam bërë unë dhe bashkëpunëtorët e mi, le të hapen pas 30 ose 50 vjetëve pasi të kemi vdekur. Kështu ka deklaruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, mbrëmë gjatë promovimit të kandidatit për Komunën e Zajazit.

“Unë kam thënë që 30 vjet deri 50 vjet pasi të vdesë unë, atëherë mund të hapen këto çështje ç’kam bërë unë, çka bërë daja im, çka bërë Gëzim Ostreni, çka bërë Musa Xhaferi apo çka bërë Xhevat Ademi, sepse sot do të dalin njerëz edhe të ndryshëm, do kontestojë njëri, do kontestojë tjetri. Le të hapen këto çështje 30 – 50 vjet pasi të kemi vdekur”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, ata që i kanë nxjerrë dosjet, nuk janë të vetëdijshëm se me kë kanë vendosur të kenë punë.

“Ne jemi përballë me situata aq të rënda sa kjo mua më duket një lojë, që këto zotëri që kanë hyrë në lojë dhe nuk e dinë me kë kanë hy në lojë, kanë hyrë, por nuk din si të dalin, ne nuk ngutemi se jemi frikacak, nuk ngutemi se jemi burra dhe trima dhe kur është dashur me marr gjak në vetull, ne e kemi marrë, dhe ne nuk duam vëllavrasje”, ka thënë Ahmeti. (zh)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat