Ademi: Qëllimi i dosjeve është që të destabilizohet Maqedonia

Maqedonia

Ademi: Qëllimi i dosjeve është që të destabilizohet Maqedonia

Më: 3 nëntor 2010 Në ora: 18:05

Falsifikimi i dosjeve që këto ditë u paraqit në opinion kanë për qëllim politikisht ta destabilizojnë Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu, qëllimi i tyre është që të diskreditohet lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, por edhe shqiptarët në Maqedoni dhe në rajon, deklaroi sot në Strumicë, nënkryetari i Qeverisë Abdilaqim Ademi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me shqyrtimin e mbrëmshëm të situatës me dosjet e rreme nga ana e kryesisë së BDI-së.

Pas vendimit të Komisionit për verifikimin e fakteve dhe pas konstatimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme se këto dokumente janë falsifikat, BDI-ja, paralajmëroi ai, do të parashtrojë padi penale për personat që e kanë urdhëruar, por edhe për distributorët e dosjes.

Për kryesinë e BDI-së, thekson Ademi, është e qartë se qëllimi për të tilla dokumente është, para së gjithash, diskriminimi i personaliteteve publikë dhe politikë, por edhe i qytetarëve dhe shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon.

"Gjithsesi që qëllimi i këtyre dosjeve të falsifikuara është destabilizimi i Republikës së Maqedonisë nga aspekti politik dhe pikërisht prandaj kryesia më e lartë e BDI-së mbrëmë seriozisht e shqyrtoi situatën dhe konsiderojmë se falsifikatorët nuk do t'ia arrijnë qëllimit të tyre, sepse Republika e Maqedonisë ka institucione që funksionojnë dhe të cilat tashmë konstatuan se ato dokumente janë falsifikat", shtoi Ademi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat