Ahmeti uron kreun shqiptar për liberalizimin e vizave

Maqedonia

Ahmeti uron kreun shqiptar për liberalizimin e vizave

Më: 9 nëntor 2010 Në ora: 11:20

Lideri i BDI-së , Ali Ahmeti i ka dërguar një mesazh urimi kreut shtetë ror shqiptar, me rastin e liberalizimit të vizave për shtetasit e Republikës së Shqipërisë.

‘Heqja e vizave për shtetasit shqiptarë është edhe një dëshmi se Shqipëria po ec me hapa të sigurt në rrugën drejt integrimit në familjen e madhe të Europës së Bashkuar.Pas anëtarësimit në NATO, liberalizimi i vizave është ngjarja e dytë madhore që dëshmon se shteti shqiptar ka kapacitete dhe institucione funksionale të cilët e bëjnë të pakthim perspektivën euvro-atlantike të Shqipërisë’, thuhet në mesazhin e kreut të BDI-së , Ali Ahmeti.

Në mesazh më tej thuhet: ‘Duke Ju uruar dhe duke ua percjellë përgëzimet më të sinqerta për këtë vlerë që nënkupton lëvizje të lirë dhe implementim të standarteve, më lejoni të ndajmë bashkë këtë gëzim për këtë fitore të madhe të shtetit shqiptar, të qytetarëve dhe gjithë lidershipit politik të Shqipërisë’. Ky mesazh i është drejtuar edhe liderit te PS-së , Edi Rama

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat