Ban Ki Moon: OKB nuk cenon gjuhët e popujve

Maqedonia

Ban Ki Moon: OKB nuk cenon gjuhët e popujve

Më: 17 nëntor 2010 Në ora: 11:22

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon në një bisedë telefonike mbrëmë me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Antonio Milloshoski e ka siguruar këtë të fundit se OKB-së me përpikëri do të respektojë gjuhën maqedonase.

Në njoftimin e MPJ-së theksohet se sekretari Moon ka bindur ministrin Milloshoski se OKB ngelen fuqishëm tek qëndrimi i tyre parimor për mosndryshimin e simboleve kombëtare të çfarëdo populli.

Ministri Milloshoski ka theksuar se Maqedonia është e përkushtuar në tejkalimin e kontestit të emrit me Greqinë dhe se Qeveria ka vullnet politik për dinamikë më efektive në procesin e negociatave për emrin nën ombrellën e OKB-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat