Tridhjetë tërmete brenda 32 orëve

Maqedonia

Tridhjetë tërmete brenda 32 orëve

Më: 11 mars 2009 Në ora: 15:26

Tridhjetë tërmete më të dobëta dridhen Maqedoninë gjatë 32 orëve të fundit, lajmëroi Observatoria sizmologjike. Një varg tërmetesh filluan në rajonin e malit Jabllanicë të martën 58 minuta pas mesnatës, ndërsa deri më sot në orën nëntë janë regjistruar rreth 30 tërmete. Dy prej tërmeteve që kanë ndodhur mbrëmë janë ndier në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë.

I pari me intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës Evropiane të Merkalit ka ndodhur në orën 20 e 28 minuta. Tërmeti i dytë ka ndodhur në orën 23 e 10 minuta me intensitet prej 3-4 ballëve sipas Shkallës Evropiane të Merkalit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat