Wikileaks dokumente të reja për kontestin e emrit

Maqedonia

Wikileaks dokumente të reja për kontestin e emrit

Më: 10 dhjetor 2010 Në ora: 13:17

Maqedonia ka pikëpamje të arsyeshme dhe shpjegime për gjuhën maqedonase dhe emërtimin e shtetësisë, por duhet të bëj lëshime për disa çështje siç është emërtimi i Aeroportit.

Kjo është theksuar nga zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Gordon, në një korrespodencë të departamentit amerikan të shtetit të publikuar nga Wikileaks, ku nënvizohet se diplomati i lartë amerikan këto qëndrime i ka shprehur në takimet me përfaqësues të lartë të BE-së më 3 korrik të vitit 2009 në Stokholm.

Në takimin ku po diskutohej për Ballkanin Perëndimor, Gordon ka vlerësuar se gjatë presidencës Suedeze me BE-në, Maqedonia mund të përfitojë raport të arsyeshëm pozitiv rreth përparimeve për anëtarësim në BE. “Pa dallim se a do të jetë fer apo jofer një qëndrim i tillë i BE-së, patjetër duhet të arrihet kompromisi për çështjen e emrit dhe të shënohen përparime në procesin e evrointegrimeve”, ka nënvizuar zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit.

Ai ka shtuar se SHBA-të edhe më tutje do të preferonin që ndërmjetësi Metju Nimic të udhëheq me procesin e zgjidhjes së emrit. Gordon në këtë takim ka shprehur nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit midis SHBA-ve dhe BE-së për Ballkanin Perëndimor. (

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat