Do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoni

Maqedonia

Do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoni

Më: 10 janar 2011 Në ora: 18:06

Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani sërish paralajmëroi formimin e shpejt të partisë politike, duke konfirmuar se themelimi është çështje kohe.

Rufi Osmani tani nga detyra e kryetarit të komunës së Gostivarit bën të ditur se përfundimisht do të themelojë subjektin e ri politik shqiptarë në Maqedoni.

Ai tha se, në zgjedhjet lokale, qytetarët e Gostivarit ia besuan atij mandatin dhe ai me ekipin e tij u përpoq që ta çojë me nder, njofton agjencia e lajmeve INA.

"Por ne s’mund të ngelim me aktivitetin tonë vetëm në nivel komunal. Ka shumë çështje të cilat i kapërcejnë kufijtë nga pozicioni i komunës. Neve na pret një rrugë e gjatë për ta ndryshuar pozicionin tonë. Jam i bindur se ne kemi nevojë për ndryshime shumë serioze në politikë. Nuk mjafton që dikush të ketë një program, është shumë me rëndësi që të kemi njerëz që kanë aftësi, dituri, që njohin kundërshtarët tanë në institucionet dhe që janë të ndershëm. Unë mendoj se e kam dëshmuar se jam i atillë dhe se më shoqërojnë bashkëpunëtorë të atillë", deklaroi Osmani.

Ai tha se, skena politike shqiptare në Maqedoni, ka nevojë për një opsion të ri i cili jo vetëm që do të merr pjesë, por edhe do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndër të tjera, Osmani ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit, dokument i cili përfundoi konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni.

Ai theksoi se Marrëveshja e Ohrit nuk është Kur’an dhe e pandryshueshme dhe si i tillë nuk mund jetë dokumenti përfundimtar për zgjidhjen e cështjes shqiptare në Maqedoni.

"Dëgjoj disa politikan që tërë kohën bazohen në këtë dokument. Ata ndoshta pas dhjetë viteve e kanë kuptuar se MO-ja nuk është Kur’an , sepse Kur’ani, sepse vetëm Kur’ani është një dhe i pandryshueshëm, ndërsa MO-ja si e tillë nuk mund të jetë dokumenti përfundimtar që e çështjen e shqiptarëve në Maqedoni. Ky dokument nuk arriti ti barazoj shqiptarët dhe maqedonasit", shtoi Osmani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat