Egjipt: Dialog i vështirë midis opozitës dhe pushtetmbajtësve

Bota

Egjipt: Dialog i vështirë midis opozitës dhe pushtetmbajtësve

Më: 7 shkurt 2011 Në ora: 10:07

Edhe pas nisjes së bisedimeve me qeverinë opozita egjiptiane nuk heq dorë nga kërkesa e vet për dorëheqjen e menjëhershme të presidentit Husni Mubarak. Për këtë arsye protestat në sheshin Tahrir dhe gjetiu do të vazhdojnë. Shumë kritikues të regjimit e kaluan natën e fundit në sheshin në qendër të Kajros. Më parë ushtria kishte hequr dorë nga përpjekja për zbrazjen e sheshit. Në bisedimet me zëvendëspresidentin Omar Suleiman u arrit sipas të dhënave të një zëdhënësi qeveritar një marrëveshje për caktimin e një komiteti, i cili do të parashtrojë deri në fillim të marsit propozime për një reformë kushtetuese. Veç kësaj, Suleimani ka premtuar liri shtypi më të madhe dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, që vlen prej gati 30 vjetësh, sapo këtë ta lejojë gjendja e sigurisë, tha zëdhënësi qeveritar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat