Egjipt: Thirrje për protesta masive, ndërsa qeveria rrit pagat e nëpunësve

Bota

Egjipt: Thirrje për protesta masive, ndërsa qeveria rrit pagat e nëpunësve

Më: 8 shkurt 2011 Në ora: 09:17

Udhëheqësit e protestave në Egjipt kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme sot si pjesë e një përpjekjeje të re për të detyruar Presidentin Hosni Mubarak të largohet nga pushteti, pasi qeveria provoi të ndërmarrë një nismë duke ofruar ngritje të rrogave me 15 për qind për 6 milion nëpunësit e qeverisë.

Protestuesit antiqeveritarë, të vendosur në tenda në sheshin Tahrir në qendër të Kajros, janë betuar të qëndrojnë aty deri sa Mubarak të largohet nga posti që ai ka mbajtur për gati 30 vjet. Ata shpresojnë të bëjnë një fushatë dyjavore nëpër rrugë me më shumë demonstrata masive sot dhe të premten.

Gazeta amerikane “New York Times” njofton se protestuesit e kanë shqyrtuar mundësinë për të organizuar demonstrata të tjera në shkallë të gjerë nëpër qytete egjiptiane dhe për të ndërmarrë akte të tjera mosbindjeje siç është rrethimi i selisë së televizionit shtetëror, që kritikohet nga shumë demonstrues se i ka paraqitur në mënyrë tejet të shtrembëruar.

Kabineti i sapoemëruar i Egjiptit u pajtua dje për shtimin e rrogave dhe pensioneve gjatë takimit të tij të parë që nga fillimi i kryengritjes dy javë më parë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat