Demonstrata në Kajro më e madhja deri tani

Bota

Demonstrata në Kajro më e madhja deri tani

Më: 8 shkurt 2011 Në ora: 17:31

Dhjetëra mijëra vetë kanë dalë në qendër të Kajros për të forcuar rradhët e demonstruesve që ndodhen në sheshin Tahrir për të kërkuar largimin e e presidentit Hosni Mubarak.

Një korrespondent i BBC-së e ka përshkruar këtë si demonstratën më të madhe deri tani në shesh.

Atmosfera ka qënë e qetë gjatë ditës pjesëmarrja nuk mbështet sugjerimet që protestave po u mbaronte fuqia.

Ndërkaq presidenti Mubarak pas takimit në fillim të javës me kabinetin, njoftoi rritje të pagave për punonjësit e qeverisë.

Ndërsa Uashingtoni e zbuti tonin ndaj liderit egjiptian.

Qeveria "merr veten"

Dy javë pasi qeveria egjiptiane u trondit nga vala e parë e protestave, ka shenja se kabineti po e rigjen ekuilibrin.

Qeveria riktheu masat popullore, si rritja prej 15 për qind e pagave për punonjesit e saj.

Ndërsa sipas opozitës, është rritur kërcënimi dhe arrestimi i aktivistëve të saj.

Presidenti Obama i ka zbutur kritikat. Ai foli me pozitivizëm për procesin e dialogut që opozita egjiptiane thotë se nuk po shkon gjëkundi.

Madje as monedha vendase, paundi egjiptian, nuk ka rënë në vlerë sa pritej, e ndihmuar kjo mbase nga ndërhyrja e qeverisë vendase dhe atyre të huaja.

Megjithatë protestuesit kanë dalë për çdo ditë në rrugë dhe në masë të madhe.

Ata nuk kanë marrë ende përgjigje për kerkesat e tyre.

Një korrespondent i BBC-së thotë se gjithçka duket se parashikon një periudhë të zgjatur paqëndrushmërie për Egjiptin dhe rajonin.(bbc)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat