Asselborn: Gjermania duhet të parashikojë pritjen e Mubarakut

Bota

Asselborn: Gjermania duhet të parashikojë pritjen e Mubarakut

Më: 9 shkurt 2011 Në ora: 20:09

Gjermania duhet të parashikojë të presë Presidentin egjiptian, Hosni Mubarak nëse ai vendos të largohet nga nga vendi, theksoi Ministri luksemburgez i Punëve të Jashtme, Jean Asselborn në një intevistë për të përditshmen gjermane ''Tagesspiegel.

"Duhet ta bëjmë këtë nëse është e nevojshme', konfirmoi Asselborn, i cili reagoi për informacionet e shtypit sipas të cilave Mubarak do të kryente një trajtim mjekësor të zgjatur në Gjermani para se të largohej nga posti i Presidentit në vjeshtë.

''Nëse Mubarak ka nevojë për një trajtim mjekësor, Gjermania nuk duhet ta refuzojë'', shtoi ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat