Ushtria mbështet planin e Mubarakut

Bota

Ushtria mbështet planin e Mubarakut

Më: 11 shkurt 2011 Në ora: 12:35

Armata e Egjiptit e ka mbështetur planin e presidentit Hosni Mubarak për bartje të pushtetit.

Në deklaratën në televizionin shtetëror, Këshilli i Lartë i ushtrisë tha se e mbështet kalimin e një pjese të kompetencave nga Mubaraku te nënpresidenti Omar Sulejman.

Ushtria gjithashtu premtoi zgjedhje të lira e të drejta këtë vit, por nuk caktoi një datë, dhe premtoi se do t'i vëzhgojë mashtrimet zgjedhore.

Armata paralajmëroi kundër çdo kërcënimi të sigurisë kombëtare, dhe bëri thirrje për kthimin e jetës normale në vend.

Ushtria premtoi që ta heqë gjendjen e jashtzakonshme sapo të përfundojë situata aktuale.

Protestuesit janë zotuar të dalin sot në numër të madh pasi Mubaraku refuzoi të largohet menjëherë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat