Bashkimi Evropian ka mbështetur kurajën e protestuesve pro-perëndimorë, të cilët detyruan presidentin egjiptian, Hosni Mubarak, të tërhiqet nga posti.
Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Kethrin Eshton, tha se me dorëheqjen e tij, "Mubaraku ka dëgjuar zërin e popullit dhe ka hapur rrugën e reformave më të shpejta dhe më të thella".
Eshton tha se tani është e rëndësishme "të përshpejtohet dialogu që do të çonte në formimin e një qeverie me bazë të gjerë".
Presidenti Hosni Mubarak është tërhequr nga detyra duke ia dorëzuar pushtetin ushtrisë.