Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, e ka vlerësuar si ditë historike për popullin egjiptian largimin e presidentit Hosni Mubarak. Ai tha se dorëheqja e tij duhet të çojë Egjiptin në rrugën e demokracisë.
Në reagimin e parë të Shteteve të Bashkuara ndaj ngjarjeve në Kajro, Bajden tha se para Egjiptit shtrihet një "periudhë delikate".
"Ndryshimet dramatike duhet të përmbushin aspiratat e turmave masive në Kajro", tha Bajden.