Iran: Ikja e Mubarakut, triumf për Lindjen e Mesme

Bota

Iran: Ikja e Mubarakut, triumf për Lindjen e Mesme

Më: 12 shkurt 2011 Në ora: 12:57

Zyrtarët iranianë thanë se përmbysja e presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, duhet të shërbejë si paralajmërim për udhëheqësit e tjerë pro-perëndimorë në botën arabe.

Kreu i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, Saed Xhalili, tha se “Mubaraku e dëgjoi zërin e popullit shumë vonë”.

Përmbysja e tij më 11 shkurt – 32 vjet pas Revolucionit Islamik – është triumf për vendet e Lindjes së Mesme, tha Xhalili.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Teheranin për “hipokrizi”, duke thënë se ka penguar transmetimet në gjuhën persiane të trazirave në Kajro, nga frika e shpërthimit të protestave anti-qeveritare në vend.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat