Japonia një ditë pas tërmetit, vendi në kaos

Bota

Japonia një ditë pas tërmetit, vendi në kaos

Më: 12 mars 2011 Në ora: 09:08

Një mision i madh shpëtimi është ndërmarrë në pjesën verilindore të Japonisë një ditë pasi tërmeti 8.9 ballesh dhe një tsunami shkatërrues goditën vendin, duke marrë jetën e qindra personave.

Japonia është zgjuar nën rrënoja e përmbytje. Zyrtarët vendas bënë të ditur se më shumë se 215.000 persona janë evakuuar. Ekspertë bërthamore bën të ditur se nuk kishte dëmtime të reaktorëve, ndërkohë që më herët qeveria vendase shpalli gjendjen e alarmit për pesë prej tyre si pasojë e mos funksionimit të sistemit të ftohjes.

Sipas burimeve vendase viktimat e kësaj katastrofe natyrore mendohet të jenë më shumë se 1 mijë persona ndërkohe që shifrat deri më tani flasin për më shumë se 450 persona të vdekur po ashtu shumë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Shkalla e dëmeve materiale është jashtëzakonisht e lartë, ndërkohë që shumë fshatra janë përfshirë nga uji.

Me mijëra shtëpi janë shkatërruar dhe situata paraqitet e vështirë edhe për ekipet e shpëtimit . Kryeministri i vendit Naoto Kan ka vizituar zonat e përmbytura po ashtu dhe reaktorët bërthamorë në Fukushima të dëmtuar nga tërmeti shkatërrues. Edhe pse zyrtarët kanë berë të ditur që nuk janë dëmtime të rënda dhe nuk përbën rrezik për banoret, me mijëra persona në zonat për rreth kanë lënë shtëpitë e tyre .

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit nga Koreja e Jugut, Australia, Zelanda e Re dhe Singapori janë nisur. Presidenti amerikan, Barack Obama tha se një aeroplanmbajtëse amerikane është tashmë në Japoni dhe një tjetër është gjatë rrugës. Tërmeti shkaktoi një tsunami , dallgët prej 10 metra e të cilit përmbytën shtëpi , rrugë e automjete. Një nga zonat më të goditura ishte qyteti i Sendai ku autoritetet raportuan gjetjen e rreth 300 trupave të pajetë dhe më shumë se 4 milion shtëpi mbeten pa energji elektrike.

Tsunami ka kërcënuar dhe brigjet e Paqësorit, ishujt Hawai dhe shtetet e bashkuara në të cilët vala ka qenë e ulët dhe nuk ka shkaktuar dëme. Me mijëra persona u urdhëruan të linin shtëpitë e tyre në zonat bregdetare në Kaliforni dhe Uashington.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat