Ekipe të huaja kërkim shpëtimi drejt Japonisë

Bota

Ekipe të huaja kërkim shpëtimi drejt Japonisë

Më: 12 mars 2011 Në ora: 18:38

Ekipe të huaja kërkim shpëtimi po shkojnë në Japoni për të ndihmuar vendin pas tërmetit dhe cunamit shkatërrimtar.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në Gjenevë tha se Japonia ka miratuar arritjen e ekipeve të specialistëve nga Australia, Zelanda e Re, Korea e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon tha se bota është e “tronditur dhe e trishtuar” nga shkatërrimet në Japoni dhe u zotua se Kombet e Bashkuara do të bëjnë gjithë çka që është e mundur për të ndihmuar.

Në Britani, zyra e Ministrisë së Jashtme tha sot se Japonia ka kërkuar ndihmë nga Britania por nuk dha hollësi të tjera.

Departamenti amerikan i mbrojtjes njofton se të paktën 6 anije tjera të marinës amerikane po përgatiten të marrin pjesë në përpjekjet për të ndihmuar zonat e prekura nga tërmeti dhe cunami në Japoni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat