Japonia kërkon ndihmë për ftohjen e centraleve bërthamore

Bota

Japonia kërkon ndihmë për ftohjen e centraleve bërthamore

Më: 14 mars 2011 Në ora: 07:48

(I plotësuar) - Japonia i ka kërkuar ndihmë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për vazhdueshmërinë në procesin e ftohjes së centraleve bërthamore të dëmtuar. Lajmin e ka bërë të ditur Komisioni nuklear në SHBA, duke e cilësuar këtë proces shumë të rëndësishëm, pasi temperaturat e larta në këto centrale të dëmtuara, mund të shkaktojë shpërthime të reaktorëve.

Japonia gjithashtu i ka kërkuar ndihmë edhe Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, për dërgimin e një grupi ekspertësh, pas shpërthimit të dytë në një prej reaktorëve.

Pas rënies së nivelit të ujit, mbulesat e reaktorëve 1 dhe 2 janë ekspozuar tërësisht. Lajmin e bëri të ditur kompania e cila i menaxhon, “Tepco”, dhe në këtë pikë, rreziku i rrjedhjes nga kato mbulesa të reaktorëve nuk mund të përjashtohet.

Këto zhvillime kanë sjellë shqetësime në Komunitetin Europian. Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se do të mbyllë dy reaktorë nuklerarë më të vjetërit në Gjermani. Ndërkohë që do të rishohë edhe njëherë vendimin për të zgjatur periudhën kohore prej 17 vitesh, të funksiontmit të një reaktori.

Ndërsa presidenti i Komisionit Europian, Hose manuel Barroso, deklaroi se BE po e ndjek situatën me shumë vemendje. Ai ka pohuar gjithashtu se po vlerëson idenë e Misionit Europian që mund të dërgohet në Japoni, por ka shtuar se ka besim tek autoritet japoneze ne përballimin e situatës.

Ndërsa në Japoni, bilanci i viktimave sa vjen dhe rritet, sipas një bilanci të fundit të policisë japoneze, janë rreth 5 mijë viktima që kanë humbur jetën gjatë tërmetit dhe tsunamit. Vetëm në Miagi janë gjetur rreth 2 mijë trupa. Bilanci final besohet se do të jetë mbi 10 mijë viktima.

>> Fotografi satelitore te Japonisë, para dhe pas tërmetit

>> Reaktorët e paralizuar në centralin bërthamor të Japonisë

>> Hartë interaktive dhe fotografi të vendeve në Japoni që janë dëmtuar nga tërmeti dhe cunamii

* * * * * *

Media japoneze njofton se elementi ftohës ka avulluar dhe shufrat bërthamore mund të jenë ekspozuar dhe mund të shkrihen në një central bërthamor në Japoninë veriore të goditur rëndë nga tërmeti.

Kjo krizë e fundit ndodhi në centralin bërthamor në Fukushima, ku një shpërthim hidrogjeni hodhi në erë po sot muret e ndërtesës ku ndodhet reaktori numër 3 i këtij centali. Një shpërthim i ngjashëm ndodhi të premten në realtorin numër 1 të centralit në Fukushima.

Zyrtarët thanë se reaktori numër 2 i këtij centrali nuk është dëmtuar dhe ka pak rrezik për ndonjë rrjedhje të madhe radioaktive. Por nuk është ende e qartë se ç’mund të ndodhë nëse do të ketë shkrirje shufrash në reaktorin numër 2, ku zyrtarët njoftuan më herët për mos funksionimin e sistemit ftohës.

Gati 200 mijë njerëz janë evakuar tashmë nga zonat përreth centraleve bërthamore me sisteme të dëmtuara ftohëse, ku inxhinjerët kanë përdorur ujin e detit për të shmangur shkrirjet bërthamore.

Komandanti i aeroplanmbajtëses amerikane USS Ronald Reagan, e cila ka ndihmuar operacionet e ndihmave nga një distancë prej rreth 160 kilometrash nga bregdeti, tha se flota amerikane ishte larguar edhe më shumë pasi nivele të ulëta radioaktiviteti ishin zbuluar te 17 anëtarë të ekuipazhit.

* * * * * *

Japoni: Evakuohen të mbijetuarit e tërmetit nga frika e ndotjes radioaktive

Të paktën 170 mijë japonezë që i mbijetuan tërmetit dhe cunamit kanë braktisur shtëpitë nga frika e përhapjes së ndotjes radioaktive nga centralet e dëmtuara bërthamore.

Zyrtarët thonë se dhjetëra njerëz mund t’i jenë ekspozuar rrezatimit ndërsa po evakuoheshin nga një vendbanim në afërsi të punishteve të dëmtuara. Ata dhe qindra të tjerë po testoheshin për ekspozim ndaj rrezatimit.

Autoritetet thonë se një shpërthim hidrogjeni tronditi sot në mëngjes njërin prej impiantëve bërthamorë në Fukushima në veri të Tokios, duke liruar një re tymi të bardhë në ajër. Zyrtarët thanë në një konferencë shtypi se ndërtesa ishte ende e sigurt dhe se kishte pak rrezik të rrezatimit masiv.

Operatorët në dy punishtet bërthamore po përpiqeshin të mbanin ulët temperaturat në reaktorët e dëmtuar nga tërmeti i madh i së premtes. Autoritet po përdornin ujë deti në përpjekje për të zvogëluar shtypjen e brendshme në reaktorë.

Në ndërkohë, kompanitë energjetike në mbarë Japoninë paralajmërojnë se do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për shkak të rënies së prodhimit.

* * * * * *

Udhëheqësit e centralit atomik për prodhimin e rrymës elektrike, që ishte dëmtuar nga tërmeti masiv i së premtes dhe cunami në Japoni, thonë se sistemi i ftohjes i reaktorit të tretë ka dështuar.

Më herët, dy reaktorët e tjerë në centralin atomik në Fukushima, kanë pasur probleme të njëjta, që janë përcjellë me eksplodime.

Pas eksplodimit në mëngjesin e sotëm, zyrtarët thanë se 11 vetë ishin plagosur, por kontejneri bërthamë i reaktorit numër 3 nuk ishte dëmtuar.

Sekretari i kabinentit japonez, Yukio Edano, tha sot se është dhënë një urdhër për evakuim.

“Eksplodimi besohet se ishte i llojit të njëjtë me atë në reaktorin numër 1. Ne kemi urdhëruar evakuimin e njerëzve, që jetojnë në rreze prej 20 kilometrash nga centrali dhe ne u kemi thënë njerëzve, që ishin në procesin e evakuimit, që të hyjnë brenda menjëherë”, ka thënë Yukio Edano.

Reaktori numër 1 ishte goditur nga shpërthimi të shtunën.

Të dielën, zyrtarët në centralin Fukushima, që është 240 kilometra në verilindje të Tokios, kanë thënë se niveli i rrezatimit ishte rritur mbi nivelin e sigurisë, por kjo nuk ishte “kërcënim i menjëhershëm” për shëndetin njerëzor.

Aeroplan-bartësi i Shteteve të Bashkuara, që është i vendosur afro 160 kilometra në verilindje të Fukushimës, kishte lëvizur tutje, pas zbulimit të rrezatimit të nivelit të ulët.

Mediat japoneze raportojnë se 2 mijë trupa të pajetë janë gjetur sot në brigjet e prefekturës Mijagji, që më së shumti është goditur nga cunami.

Ka shqetësime se nga tërmeti i së premtes në Japoni, kanë humbur jetën afro 10 mijë njerëz.

Kryeministri Naoto Kan, ka vlerësuar se kjo ishte kriza më e madhe në Japoni, pas Luftës së Dytë Botërore.

Banka e Japonisë sot e ka futur një shumë rekorde prej 180 miliardë dollarësh në sistemin bankar, për t’i zbutur brengat lidhur me gjendjen e ekonomisë së tretë më të madhe në botë, pas tërmetit. (f.b.)

- - - - - - -

Japoni: Eksplodim tjetër në centralin atomik

Në një central atomik të energjisë në Japoni, që është dëmtuar nga tërmeti masiv dhe cunami, ka ndodhur edhe një eksplodim tjetër.

Zyrtarët thanë se 6 vetë janë plagosur, por bërthama e kontejnerit nuk ishte dëmtuar nga shpërthimi që ndodhi këtë mëngjes, në reaktorin numër tre, në centralin atomik të energjisë në Fukushima.

Të shtunën pat ndodhur një eksplodim në reaktorin numër 1 të këtij centrali.

Agjencia japoneze e lajmeve, Kjodo, raporton se afro 2 mijë trupa të pajetë janë gjetur sot në brigjet e prefekturës Mijagji, që ishte goditur më së shumti nga cunami.

Ka shqetësime se nga tërmeti i së premtes kanë humbur jetën afro 10 mijë vetë.

Kryeministri Naoto Kan ka vlerësuar se kjo ishte kriza më e madhe në Japoni, prej Luftës së Dytë Botërore.

Mediat japoneze raportojnë se 2 mijë trupa të pajetë janë gjetur sot në brigjet e prefekturës Mijagji, që më së shumti është goditur nga cunami.

>> Kryeministri japonez, thirrje njerëzve për të rindërtuar vendin

>> Japoni: Shpërthim i madh në centralin bërthamor të Fukushimas

>> Japonia një ditë pas tërmetit, vendi në kaos

>> Mbi 1 mijë të vdekur nga tërmeti dhe tsunami në Japoni

>> Asnjë shqiptar nuk ka pësuar nga tërmeti në Japoni

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat