Ekipet amerikane mbërrijnë në Japoni

Bota

Ekipet amerikane mbërrijnë në Japoni

Më: 14 mars 2011 Në ora: 08:00

Disa ekipe amerikane ndihme kanë shkuar në Japoni për të marrë pjesë në operacionet për gjetjen e të mbijetuarve, njoftoi Agjencia federale amerikane e ndihmës për zhvillimin ndërkombëtar, USAID, në një komunikatë.

Një ekip i Virxhinias, u nis nga Uashingtoni me një avion tregtar dhe pritet të bëjë një ndalesë në Los Anxhelos, ku një ekip i dytë pritet të bashkohet me të përpara se të vazhdojë rrugën drejt Japonisë.

Këto ekipe të quajtura Urban Search and Rescue (kërkime dhe ndihma në mjedis urban) kanë gjithsej "rreth 150 persona dhe 12 qenë të stërvitur për kërkimin e të mbijetuarve", bëri të ditur USAID.

Ata kanë mbërritur në Misawa, në Japoni, dhe "këto ekipe do të fillojnë menjëherë kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve përkrah ekipeve japoneze dhe atyre ndërkombëtare".

Një ekip ekspertësh të USAID-it ndodhet tashmë në vend me detyrën e koordinimit të të gjithë ndihmës së ofruar Japonisë nga autoritetet amerikane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat