Japoni, qeveria shtyn zgjedhjet vendore

Bota

Japoni, qeveria shtyn zgjedhjet vendore

Më: 15 mars 2011 Në ora: 14:50

Është bërë edhe me emergjente situata në Japoni si pasojë e shpërthimeve të ndodhura në reaktorët e centraleve bërthamorë në Fukushima. Sipas medias ndërkombëtare niveli i radioaktivitetit në vend ka kaluar normat. Në Tokio raportohet se niveli i rrezatimeve është 10 herë më i lartë se normat e lejuara.

Rrija e nivelit të rrezatimit është konfirmuar dhe nga drejtues të bashkisë së këtij qyteti. Nga ana tjetër kompania ajrore “Lufthanasa” ka anuluar fluturimet në Japoni. Po ashtu qeveria ka shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve vendore, duke vlerësuar se situata është mjaft e rëndë.

Ndërsa mendohet se numri i viktimave nga tërmeti dhe cunami ka arritur mbi 10 mijë veta. Por kjo shifër nuk është zyrtarizuar ende.

Drejtuesit e OSBE-së e kanë vlerësuar se situata në vend është e ngjashme me atë që ndodhi në SHBA gjatë sulmeve të 11 shtatorit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat