Situata në kompleksin bërthamor Fukushima jashtë kontrollit

Bota

Situata në kompleksin bërthamor Fukushima jashtë kontrollit

Më: 16 mars 2011 Në ora: 08:46

Gjendja në kompleksin bërthamor japonez Fukushima 1, po bëhet gjithnjë e më e paqartë. Punëtorët e mbetur u larguan përkohësisht nga centrali, pasi niveli i rrezatimit arriti nivele ekstreme. Pjesërisht u matën vlera rekord të radioaktivitetit prej 1000 millizivert në orë. Sipas të dhënave të ekspertëve një rrezatim kaq i lartë shkakton probleme të rënda shëndetësore.

Ndërkohë niveli i radioaktivitetit është sërish në rënie, tha zëdhënësi i qeverisë japoneze Yukio Edano. Më parë në reaktorin 4 kishte shpërthyer sërish një zjarr. Por sipas të dhënave të autoritetit japonez për sigurinë bërthamore, flakët ishin shuar pak kohë më pas.

Edhe mbi reaktorin 3 vihej re tym i bardhë. Fjala mund të jetë edhe për avull, tha Edano. Në këtë bllok ka gjasa të jetë dëmtuar shtresa e brendshme mbrojtëse e reaktorit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat