Thellohet kriza bërthamore në centralin e Fukushimës

Bota

Thellohet kriza bërthamore në centralin e Fukushimës

Më: 16 mars 2011 Në ora: 18:13

Kriza në centralin bërthamor të Fukushimës në Japoni po thellohet. Sot u regjistruan nivele më të larta rrezatimi, gjë që ka detyruar autoritetet të evakuonin përkohësisht të gjithë teknikët nga objekti.

Televizioni kombëtar tregonte pamje të helikopterëve që përgatiteshin të hidhnin ujë mbi reaktorin numër 3 të centralit të Fukushimës, në përpjekje për të ulur temperaturën e objektit dhe për të parandaluar shkrirjen e shufrave me karburant bërthamor.

Japonezët u përballën që në agim me njoftimet për një zjarr të ri që kishte shpërthyer në reaktorin numër 4. Dje flakët që digjeshin nga ky reaktor kishin shkaktuar një re radioaktive që solli rrezatim deri në Tokio, 240 kilometra larg. Zjarri u shua shpejt, por në vend të tij u shfaq një re e bardhë që çlirohej nga njësia numër 3.

Në një konferencë shtypi në Tokio, sekretari i kabinetit qeveritar Yukio Adano tha se reja ishte ndoshta avull që çlirohej nga një çarje në njësinë 2 një ditë më parë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat