Japoni, sërish përpjekje për ftohjen e reaktorëve

Bota

Japoni, sërish përpjekje për ftohjen e reaktorëve

Më: 17 mars 2011 Në ora: 09:33

Në centralin nuklear të Fukushima 1 po përhapen rrezatime radioaktive ektremisht të forta, potencialisht fatale, për personat që po përpiqen të litmitojnë rrjedhjen e substancës radioaktive. Kështu ka deklaruar Gregory Jaczko, shefi i komisionit rregullator nuklear, ose entit amerikan nuklear. Helikopterët vijojnë të hedhin ujë mbi dhe në afërsi të reaktorëve 3 dhe 4 në Fukushima. Helikopterët i përkasin forcës vetëmbrojtëse kombëtare raporton televizioni japonez NHK. Gjithashtu raportohet për rreth 20 000 të zhdukur në Miagi. Autoritetet japoneze vijojnë përpjekjet për shmangien e shkatërrimit masiv në stacionin atomik të energjisë, që është dëmtuar nga tërmeti dhe cunami i së premtes. Helikopterët ushtarakë kanë derdhur ujë nga ajri në reaktorin numër tre në stacionin Fukushima, për ta shmangur shkrirjen e kontenierëve të karburantit.

Zyrtarët thonë se presioni në reaktor është gjithnjë e më i madh, ndërsa ka shqetësime në rritje pasi në këtë reaktor ka edhe përzierje, që përmban plutonium.

Njëherësh, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, gjatë një bisede telefonike me kryeministrin japonez, Naoto Kan, tha se Uashingtoni do të bëjë do gjë të mundur për ta ndihmuar Japoninë për ripërtritje nga katastrofa e dyfishtë natyrore, nga e cila kanë humbur jetën të paktën 4000 njerez. Për situatën në Japoni, u deklarua edhe Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore ndërsa tha se situata në Fukushima është "shumë serioze". Impianti në veri të Tokios është goditur nga disa shpërthime dhe zjarre pas dëmtimeve që ka përsuar nga tërmeti dhe cunami.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat