Mbi 8,000 të vdekur në Japoni

Bota

Mbi 8,000 të vdekur në Japoni

Më: 20 mars 2011 Në ora: 09:26

Shifrat e reja të autoriteteve japoneze flasin për 8,133 të vdekur dhe mbi 12 mijë të plagosur nga tërmeti dhe cunami shkatërrues.

Në anën tjetër, inxhinerët vazhdojnë të luftojnë për stabilizimin e centralit bërthamor Fukushima, të dëmtuar nga fatkeqësia e 11 marsit.

Shqetësimet për përhapjen e rrezatimit janë në rritje, pas gjetjeve të materieve radioaktive në produkte ushqimore dhe ujë. Megjithatë, autoritetet nuk besojnë se ka kërcënim të menjëhershëm për shëndetin e banorëve.

Në reaktorin Numër 3 të impiantit bërthamor është rritur sërish presioni, ndërsa po punohet në nxjerrjen e një sasie të gazit radioaktiv në ajër për të lehtësuar shtypjen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat