Rikthehet energjia në reaktorin Numër 2

Bota

Rikthehet energjia në reaktorin Numër 2

Më: 20 mars 2011 Në ora: 14:48

Punëtorët në centralin e dëmtuar të Fukushimës kanë arritur të rikthejnë energjinë në reaktorin Numër 2. Ky hap besohet se do të mundësojë funksionimin e sistemeve ftohëse, duke shmangur një katastrofë të gjerë bërthamore.

Qeveria japoneze tha se planifikon të mbyllë centralin në veri të Tokios, pas vënies nën kontroll të krizës.

Por, në anën tjetër, shqetësimet për përhapjen e materive radioaktive janë në rritje. Sasi rrezatimi janë gjetur në disa produkte ushqimore dhe ujë. Autoritetet nuk besojnë se ka kërcënim të menjëhershëm për shëndetin e banorëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat