Japoni: Ekipet e shpëtimit gjejnë dy të mbijetuar nga tërmeti

Bota

Japoni: Ekipet e shpëtimit gjejnë dy të mbijetuar nga tërmeti

Më: 20 mars 2011 Në ora: 18:18

Një lajm i mirë nga Japonia, ekipet e shpëtimitn gjetën mes rrënojave të një shtëpie një gura 80-vjeçe dhe nipin e saj 16-vjeçar,

9 ditë pas tërmetit dhe cunamit shkatërrimtar. Djali u gjet në çatinë e shtëpisë së tij në qytetin Ishinomaki, që u godit rëndë nga fatkeqësia.

Polica tha se ai ishte duke thërritur për ndihmë. Pastaj djali i çoi ekipet e shpëtimit brenda në shtëpi, ku ata gjetën gjyshen e tij 80-vjeçare. Të dy ata ishin të dobët fizikisht, dhe u çuan me helikopter për në spitalin më të afërt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat