Zuma: Gadafi e ka pranuar planin për mbylljen e konfliktit

Bota

Zuma: Gadafi e ka pranuar planin për mbylljen e konfliktit

Më: 11 prill 2011 Në ora: 08:52

Presidenti i Afrikës Jugore, Jakob Zuma, thotë se Muamer Gadafi e ka pranuar propozimin për planin e arritjes së përfundimit të konfliktit tetë javor në Libi.

Këtë deklaratë, Zuma e bëri mbrëmë, meqë e kishte udhëhequr delegacionin e liderëve afrikanë në bisedimet me Gadafin në Tripoli.

Presidenti Zuma, po ashtu, i ka bërë thirrje NATO-s, që t’i ndalë sulmet ajrore ndaj caqeve të qeverisë së Libisë, për t’i dhënë “një rast” armëpushimit ndërmjet forcave të Gadafit dhe kryengritësve, që po synojnë përmbysjen e Gadafit nga pushteti.

Raportohet se plani i propozuar përfshinë armëpushim dhe bisedime ndërmjet kryengritësve dhe qeverisë së Gadafit.

Kryengritësit më herët kanë thënë se ata do të pranojnë vetëm përfundimin e sundimit 40 vjeçar të Gadafit.

Qeveria tha se Gadafi nuk do t’i pranoj kërkesat e kryengritësve që ai të tërhiqet.

Delegacioni i Unionit Afrikan pritet që sot të takohet edhe me shefat e kryengritësve, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e armëpushimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat