UNICEF: 20 fëmijë të vrarë në Misrata

Bota

UNICEF: 20 fëmijë të vrarë në Misrata

Më: 11 prill 2011 Në ora: 14:19

Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara tha se të paktën 20 fëmijë libianë janë vrarë dhe më shumë të tjerë mund të jenë plagosur në qytetin e rrethuar Misrata në tre javët e shkuara.

Kryengritësit ia dolën ta mbanin qytetin e tretë për nga madhësia në perëndim të vendit përkundër sulmeve të forcave besnike të Moamer Gadafit.

UNICEF-i tha sot se në mesin e viktimave ka edhe fëmijë të moshës nëntë mujore, ndërsa shumica janë nën moshën 10 vjeç.

Organizata tha se ata kanë vdekur nga copëzat e mortajave dhe predhave të tankeve, si dhe nga plumbat e snajperëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat