Grupi i Kontaktit fillon takimin mbi Libinë

Bota

Grupi i Kontaktit fillon takimin mbi Libinë

Më: 13 prill 2011 Në ora: 14:48

Grupi i Kontaktit për Libinë e hapi takimin e parë në Doha, i cili organizohet nga mikpritësi Katari dhe Britania me prani të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun.

Në takimin ku marrin pjesë rreth 40 vende dhe organizata ndërkombëtare, Ban Ki-mun i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare "të flasë me një zë" për Libinë.

Takimit pritet t'i drejtohen edhe rebelët që luftojnë sundimin 40 vjeçar të Moamer Gadafit.

Sekretari i Jashtëm britanik, Uiliam Hejg, tha se takimi do ta rritë trysninë ndaj Gadafit, dhe bëri thirrje që disa mekanizma rajonal financiarë t'i përkrahin rebelët.

Sot pasdite, kryeministri britanik Dejvid Kamerun do të udhëtojë në Paris për të biseduar me presidentin Nikola Sarkozi rreth situatës në Libi.

Britania dhe Franca kanë kërkuar që NATO-ja t'i shtojë sulmet ajrore për t'u ndihmuar rebelëve që sulmohen nga forcat e Gadafit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat