NATO-s i duhen më shumë aeroplanë në Libi

Bota

NATO-s i duhen më shumë aeroplanë në Libi

Më: 14 prill 2011 Në ora: 17:29

Aleanca do ta vazhdojë misionin në Libi për aq kohë sa është e nevojshme, tha Anders Fogh Rasmusen. Deklarata e Rasmusenit u bë pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, që u mbajt në Berlin. Takimi erdhi në kohën kur vendet e NATO-s janë të ndara rreth strategjisë ndaj Libisë.

"Jemi të angazhuar të ofrojmë të gjitha burimet e nevojshme dhe maksimumin e felksibilitetit operacional që na lejon mandati. Do të ruhet një ritëm i lartë i operacioneve kundër caqeve legjitime për aq kohë sa duhet", tha Rasmusen.

Ai shtoi se Aleanca ka nevojë për më shumë aeroplanë në operacionet kundër caqeve në Libi. Vetëm gjashtë vende të NATO-s, Franca, Kanadaja, Britania, Danimarka, Norvegjia dhe Belgjika po marrin pjesë në sulmet kundër caqeve të Gadafit.

Tre javë sulme ajrore nuk kanë arritur të ndryshojnë balancën në favor të rebelëve. Këta të fundit po thonë se në qytetin e Misratas forcat rebele po kryejnë masakër. Misrata është qyteti i tretë në Libi për nga madhësia dhe i vetmi qytet që mbahet nga rebelët në perëndim të vendit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat