Gadafi përdor bomba të ndaluara

Bota

Gadafi përdor bomba të ndaluara

Më: 16 prill 2011 Në ora: 11:45

Rebelët libian thonë se forcat qeveritare kanë sulmuar qytetin bregdetar të Misratës me 100 raketa të shtunën. Nuk është raportuar për viktima.

Ky raportim vjen pasi organizata Human Rights Watch ka njoftuar se forcat lojale ndaj Muamer Gadafit kanë përdorur municione thërmuese kundër rebelëve në Libi. Sipas kësaj organizate me bazë në Nju Jork, së paku tre granata me municion të tillë janë përdorur gjatë javëve të fundit në Misrata.

Bombat thërmuese të cilat përmbajnë në vete bomba të vogla që konsiderohen shumë të rezikshme për civilët janë nxjerrë nga përdorimi në 100 shtete. Për më shumë se gjashtë javë, trupat qeveritare e mbajnë të rrethuar Misratën, qytetin më perëndimor të Libisë që kontrollohet nga rebelët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat